Lista Serbe s’kthehet në Kuvend, çka po kerkon për Trepçën!

“Ngrimja” e pjesëmarrjes së deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës asht vendim i kësaj liste dhe do të jetë në fuqi deri në ndonji vendim të ardhshëm, ka konfirmue për Radion Europa e Lirë, Slavko Simić kryetar i Listës Serbe dhe deputet i Kuvendit të Kosovës.
Përfaqësuesit e Listës Serbe, të Hanën, nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, dhe si ka thanë Simic, kjo asht ba në shejë kundërshtimi ndaj miratimit të Ligjit për “Trepçën” nga ana e legjislativit të vendit.

“E kemi ‘ngri’ pjesëmarrjen tonë në Kuvendin e Kosovës dhe në organet e Kuvendit deri në nji vendim të ardhshëm. Pra, presim që për çashtjen e Trepçës të gjendet nji konsensus ma i fuqishëm dhe që çashtja e Trepçës të zgjidhet përmes bisedimeve”.