Lista Serbe tregon a ka me qenë pjesëmarrëse në seancën e 10 Gushtit

Deputetët e Listës Serbe kanë konfirmue për Radion Europa e Lirë se do marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës që asht thirrë me 10 Gusht.

Igor Simic, deputet dhe zadhanës i Listës Serbe tha se, “na kambëngulim se ky proces duhet me përfundue sa ma shpejt që të jetë e mundun”.

Simic ka shtue se kane me veprue në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe se votojnë për Kadri Veselin ose cilin do kandidat nga koalicioni PAN që propozohet për kryetar të Kuvendit.