Lista Srpska e vendosun, jo votimin e Qeverisë pa folë me Vucic’in

Deputeti i Listës Srpska, Igor Simic, mbas përfundimit të seancës ku në pozitën e Kryeparlamentarit, u votue Kadri Veseli, ka thanë se nuk kanë me votue Qeverinë pa marrë përgjigje nga Aleksandar Vucic.

“Jemi marrë vesh për Kryetarin e Kuvendit, por nuk kemi me votue për Qeverinë pa marrë përgjigje nga Beogradi”, tha Simic.

Të njajtën deklaratë, Simic e tha edhe para se me nisë seanca konstituive.

“Në lidhje me formimin e Qeverisë na kemi me vendosë mbasi që kemi m’u konsultue me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic dhe drejtorin e Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Marko Djuric”, tha Simic.

 

 

Shperndaje në: