Lista Srpska vendos sot për Hashim Thaçin!

Lista Srpska gjatë ditës së sotme ka me dalë me nji qendrim perfundimtar se a do të merrë pjesë apo jo në seancën e nesërme të zgjedhjes së presidentit të Kosovës.
Këtë e tha për RTV Dukagjinin deputeti i Listës, Nenad Rashic.

Ai shtoi se Grupi parlamentar i Listës Srpska do të mblidhet sot, por koha e saktë ende nuk dihet.

I pyetun se a ka çështje të hapura Lista Srpska me partnerët e koalicionit, kur bahet fjalë për kërkesat e subjektit serb, Rashic tha se nuk asht i informuem në detaje, mbasi që ai vonë asht inkuadru.

Me sa ka informata, bahet fjalë për disa çashtje teknike, tue mos precizu se çka nenkuptohet me çashtje teknike.

Lista Srpska, sa herë ishin në pyetje çashtje me randësi të madhe për Kosovën, gjithmonë ka vënë kushte ndaj partnerëve të koalicionit.

Rasti i fundit ishte transformimi i FSK në Forcat e Armatosuna të Kosovës.