Lista zgjedhore – Pakënaqësi të mëdha në LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbledhë Këshillin e Përgjithshëm në mbledhjen që ka fillue prej orës 18:00, për me i përzgjedhë emnat e kandidatëve për deputetë që kanë me u futë në listën e përbashkët zgjedhore me AKR’n dhe Alternativën.

Por, duket se kjo mbledhje ka me u karakterizue me tensione, mbasi thuhet se ka shumë pakënaqësi, sepse personalitete me peshë në këtë parti nuk kanë me u futë në listë.

Fadil Berijani, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’s, ka thanë për Gazeta Metro se kjo mbledhje pritet me qenë e nxehtë, ngase shumë anëtarë janë të pakënaqun.

Simbas tij, pakënaqësitë ma të mëdha vijnë sidomos nga degët e Kamenicës dhe Vitisë, shkaku i mospërfaqesimit në listën zgjedhore që ka me u dorëzue të Premten në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve