Listat e studentëve në konvikte, kjo asht data kur dalin rezultatet

Qendra e Studentëve e UP’s “Hasan Prishtina” shpall nesër e (Premte) rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2017/2018, njofton komunikata për media.

“Kapaciteti  për  banim  në  konvikte  asht  rreth  4000, ndërsa për  studentët e sektorit  privat  kapaciteti i shujtave për mensë asht 1500.

Afati për ankesa eventuale asht me datat 25 dhe 26 Shtator 2017.

Paraqitja e ankesave  ka m’u ba  përmes sitemit  ONLINE  në  adresat  zyrtare  në  web-faqen  qs.rks-gov.net  dhe  përmes  profilit  zyrtar  Facebook  Qendra e Studenteve-Prishtinë.

Gjatë procesit  të  ankesave nuk pranohen dokumente shtesë.

Shqyrtimi i ankesave  ka m’u  ba nga Komisioni  për  ankesa.

Konkursi  ishte  i  hapun, nga data  6  deri 14  Shtator  2017.

Gjatë  këtij  afati  kohor  për  strehim  në  konvikte  dhe  për  ushqim në mensë kanë  aplikue  6980 studentë”, thuhet në komunikatë.

 

Shperndaje në: