LIVE: 50 të vdekun e disa të plagosun nga shpërthimet në Aeroportin e Stambollit

(E plotêsueme)

Nji zyrtar i naltë turk ka thanë se rreth 50 persona janë vra nga sulmet me bomba në aeroportin “Ataturk”.

……………………………..

Të paktën dhetë persona janë vra në nji sulm vetëvrasës në aeroportin Ataturk në Stamboll, njoftoi Reuters.

 

Ministri turk i Drejtësisë konfirmoi se 10 persona kanë vdekë, ndërsa janë raportue se rreth 40 persona të tjerë janë plagosê.

AAhJLac

Dy persona u hodhën në erë në aeroport Ataturk, simbas zyrtarëve turqë, tue deklarue se policia hapi zjarr për me ndalue të dyshuemin në nji pikë hymëse.

Tana fluturimet janë anulue në aeroport.

AAhJQ20

 

………………………………………

Shpërthim pranë Aeroportit të Stambollit, dyshohen të vdekun. Simbas të dhanave paraprake dhe mediave lokale ka pasë nji shpërthim dhe të shtana me armë në aeroportin Ataturk.

Mësohet se disa persona kanë mbetë të plagosun nga të shtanat në parkimin e Aeroportit, simbas Reuters.

Lajmi asht konfirmue edhe nga Ministri i Mbrendshëm i Turqisë. Ende nuk dihet nëse kemi të bajmë me nji sulm terrorist apo diçka tjetër.

235728