Pse po kercenohet me protestë për projektin e autobusëve!

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti e ka quejt qesharake deklaratën e ministrit të Financave Avdullah Hoti.

Hoti dje ka thanë se asht kryetari Shpend Ahmeti tue e bllokue projektin e 51 autobusëve për kryeqytetin.

Ahmeti tha se ky bllokim i autobusëve po bahet për inate politike, tue shtue se nuk mund të kuptohet se pse e kanë nënshkrue dhe kanë aprovue këtë marrëveshje në Gusht.

“Kryeministri dhe ministri kanë keqpërdor detyrën zyrtare tue e damtue subjektin tjetër trafikun urban.
Ministri Hoti pa pikë marre thotë se kemi pas nevojë me dergue në Kuvendin komunal, por edhe nëse do ishte kjo a do të duhej 13 muej që të thuhet, edhe pse na nuk kemi hi në kredi por Trafiku Urban”, tha Ahmeti në nji konferencë të jashtëzakonshme për media.

Ahmeti tha se Prishtina nuk asht e tyne as nuk do të jetë dhe nuk do ndalen deri në realizimin e këtyne kërkesave të qytetarëve, dhe nëse nuk bahet ndonji zgjidhje rreth kësaj atëherë Ahmeti tha se do të përfundohet me protesta.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu tha se ministri i Financave Avdullah Hoti po bllokon çdo projekt, i cili ka të bajë me rregullimin e trafikut Urban, dhe jo vetëm atë të blemjes së 51 autobusëve.

Ahmeti e Sejdiu në konferencë të jashtëzakonshme!

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe nënkryetari Dardan Sejdiu kanë thirrë nji konferencë të jashtëzakonshme për mediat.

Nenkryetari Dardan Sejdiu tha se Prishtines i duhen 180 autobusë.

Në videon ma posht mund ta ndiqni të plotë konferencën.