LIVE: Amerikanët shohin ‘kjametin’: Gjithçka në Florida po shkulet prej toke (video)

Uragani Irma e ka goditë shtetin amerikan të Florida’s mëngjesin e së Diellës, tue rrxue drujtë sikur të ishin fije shkrepëse.

Për pasojë, mbi 1 milionë njerëz kanë mbetë pa energji elektrike, raportojnë mediat në SHBA.

Uragani ka shtue shpejtësi në 210 kilometra n’orë dhe tashma renditet në kategorinë 4 të rrezikshmënisë, ka njoftue Qendra Kombëtare e Uraganëve.

Ndërkohë, asht paralajmërue se situata mundet me u përkeqësue edhe ma tutje, mbasi uragani pritet me i goditë disa qytete bregdetare të Florida’s.