Bekim Çollaku zyrtarizon dorëheqjen, shkon të Thaçi

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku ka dhanë dorëheqje publikisht nga posti i ministrit.

Dorëheqjen ai e ka konfirmue personalisht në nji konferencë për media nga Qeveria e Kosovës.

“Unë kam vendos me lanë pozitën e ministërit,dhe për këtë jam konsultue me kryeministrin, Presidentin. Nuk e kanë prit vendimin tim mirë por asht personale dhe e kanë pranue këtë vendim.” tha Çollaku

Ai ka thanë se tashma ka me qenë pjesë e ekipit të Presidentit Hashim Thaçi.

“Nuk po largohem si nji njeri që nuk ka arritë me realizue objektivat që ia kam dhanë vetës. Përkundrazi nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe përmbushja e kritereve për liberalizimin e vizave janë dy punët e kryeme. Detyra ime ka përfundue me përmbushjen e kritereve, ratifikimi i marrëveshjeve i takon parlamentit, dhe unë si ministër nuk kam të drejtë vote dhe nuk kam mundësi me ndikue te deputetët”, ka thanë Çollaku.

Çollaku ma tej në fjalën e tij theksoi se shpesh herë pritjet janë shumë ma të mëdha se sa janë mundësitë tona. Jam mundue të mos iu zhgënjej. Po largohem nga kjo pozitë, po shkoj në nji institucion tjetër ku do të kemi mundësi ma të mëdha me punue për çashtje të randësishme. Edhe pse pozita do të jetë ndryshe, s’do të jem ministër do të jem njeri nga këshilltarët e presidentit, por mundësia për me kontribue në çashtje të randësishme do të jetë shumë ma e madhe. Do të jem persëri aty ku duhet dhanë kontributin tim modest për aq sa kam dije dhe mundësi”, ka theksue nder te tjera Çolluku.

Bekim Çollaku zyrtarizon dorëheqjen!

Ministri i Integrimit Europian Bekim Çollaku, asht tue mbajt nji konference per media ku pritet me dhane dorëheqje nga kjo ministri.