Live. Filloi dita e dytë e Konvetës së PDK’s

Filloi dita e dytë të Konventës së jashtëzakonshme të Partisë Demokratike të Kosovës. Në Pallatin e Rinisë, tanima janë me qinda anëtarë të këtij subjekti.

Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në përmbyllje të Konventës ka me shpalosë vizionin e tij politik për PDK’, dhe për Kosovën.

Fjalen e mori anëtari i Kryesisë së PDK, Memli Krasniqi, ku tha se kryetari Kadri Veseli asht dëshmue për demokraci.

“Ne dëshmuan sërish se jemi parti serioze dhe institucionale. Edhe nëjehrë ne treguam se partia jonë është një shembull i demokracisë së brendshme. Ne patëm në diskutim, patëm sugjerime dhe rekomandime sa i përket rrugëtimi tone. Zgjedhja e Kadri Veselit do ta fuqizojë partinë tonë. Nën udhëheqjen e tij do të vazhdojmë serinë e fitoreve. Dua ti uroj kryetarit Veseli detyrën e re”, tha ai.