Vokrri: Ky asht moment historik për Kosovën

fadilvokrri

Fadil Vokrri, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka falënderue shtetet anëtare të Federatës Europiane të Futbollit mbas pranimit të futbollit kosovar në gjinin e saj.

Kosova ka marrë besimin e 28 anëtarëve të Federatës Europiane të Futbollit dhe kundër saj ishin 34 shtete.

“Jemi të lumtun që jemi pranu n’UEFA. Ju falënderoj të gjithëve për këtë nderim”, ka thanë Vokrri mbas pranimit n’UEFA.

 

Ditë historike. Kosova pranohet n’UEFA

 

Kosova asht pranue n’organizaten ma te madhe sportive n’UEFA me 28 vota.

————————————

Kosova ka hy ne votim prej Kongresin te UEFA’s.

UEFA voton amendamentet, përfiton Kosova

UEFA asht tue i ndryshue disa amendamente, për me i  harmonizue me ato të FIFA’s.

Ato do të votohen në paketë dhe kjo domethane nji gja e mirë për Kosovën, sepse asht e veshtirë të votohet kundër krejt këtyne ndryshimeve, shkaku i nenit i cili thotë se nji vend duhet me qenë pjesë e OKB’s, për me hy n’UEFA.

Prandaj, Kosova mundet me ja pa hajrin këtyne ndryshimeve.

Zvicra kerkoi votim të msheftë për me votue.

Nevojitet shumica e thjeshtë për me i ba këto ndryshime.

Per me pa live kongresin ndiqeni KETU.

 

Shmanget neni i OKB’s. Vokrri: Anëtarsimi i Kosovës asht legjitim!

 

Edhe pse nuk kaloi neni i famshëm, i cili e kushtëzon nji vend të jetë pjesë e OKB’s për t’u ba pjesë e UEFA’s.

Kongresi ka me votue për pranimin e Kosovës.

Presidenti i Fedratës së Kosovës, Fadil Vokrri asht shpreh se nuk ka asnji arsye që Kosova të mos pranohet në UEFA.

Simbas tij anëtarësimi i Kosovës n’UEFA asht legjitim.

UEFA ka me votue mbas pak për pranimin e Kosovës, në Kongresin e UEFA’s.

 

LIVE n’RROKUM: S’kalon neni që i mundëson Kosovës anëtarësim n’UEFA

UEFA nuk e ka miratue amendamentin për ndryshim që kishte me ju mundësue Kosovës pranimin n’UEFA.

Shtetet anëtare të UEFA’s nuk e kanë miratue ndryshimin e statutit, i cili kishte me i mundësue asaj pranimin në këtë organizatë.

Ato kanë votue që të ndryshohet statuti i UEFA’s, tue u përshtat, e atë të FIFA’s dhe KOK’ut, që do t’i mundësonte nji shteti anëtarësim edhe pa qenë anëtare e OKB’s.
Kosova nuk arriti me kalue këtë betejë, mbasi mori 33 vota, 20 ishin kundër, ndërsa 1 abstenoi, e për kalim i duheshin 2/3 ose 36 vota.

LIVE n’Rrokum: Kjo asht rruga qe duhet me kalue Kosova për me u pranue n’UEFA

Prej Budapesti vjen lajmi se për me i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës, UEFA duhet me ndryshue pikën ku kerkohet që nji shtet për me u anëtarësue duhet të jetë pjesë e OKB’s.

Në pikën e shtatë të rendit të ditës do të votohet për ndryshimin e nenit të UEFA’s, që anëtari i ri duhet me qenë pjesë e OKB’s.

Për me u pranue në UEFA, nji shtet duhet të jetë në OKB, por kjo pikë pritet me u ndryshue e që do t’i hapte kështu rrugë Kosovës të bahet anëtare e 55’t e UEFA’s.
Anëtari i ri do të njihet vetëm nderkombëtarisht nga anëtarët e UEFA’s, përderisa nuk asht anëtare edhe e FIFA’s.

 

LIVE n’Rrokum Kongresi i UEFA’s

 

Kosova pritet të pranohet sot në UEFA në Kongresin e jashtëzakonshëm në Budapest.

Televizioni Rrokum asht tue e ba transmetimin LIVE te ketij Kongresi ku pritet te votohet pranimi i Kosoves ne kete organizate te madhe sportive.

Derisa per me pa live kete kongres mundeni me klikue edhe KETU.