Mustafa: Qeveria beson se kufini asht ne rregull

Kryeministri i vendit Isa Mustafa ka prezentue disa pikepamje ne lidhje me shenimin e vijes kufitare me Malin e Zi.

Ai ka thane se shenimi i kufinit siguron dhe forcon subjektivitetin nderkombetar te vendit.

Simbas tij, vendi ka me pase kufij te tij nderkombetar ashtu si asht parapa ne baze te pakos se Ahtisarit.

Kryeministri ka theksue po ashtu se ai i ka besue komisionit shtetnor per punen eksplicite qe ka ba dhe beson se kufini me Malin e Zi asht ne rregull.

“Kuvendi jone e ka pranue kete kufi dhe asht e palogjikshme me u ndryshue kjo”, ka thane Mustafa.

Ai ka thane se ne nji debat qe ka pase ai me deputetet mbi 5 ore, asnji prej tyne nuk ka ofrue fakte se Kosova po i fale toke Malit te Zi.