Live: Nis seanca e Kuvendit, hiqet nga rendi i ditës deklarata për vizat drejtue BE’s

Ka fillue seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën ishte në rend dite edhe miratami i nji deklaratë që kishte me ju drejtue Bashkimit Europian (BE) në lidhje me liberalizimin e vizave.

Edhe pse pritej me u votue nji deklaratë e përbashkët që t’i drejtohej BE’s, pozita dhe opozita dolën me dy deklarata dhe për këtë arsye u hoq me koncensus nga rendi i ditës.

Mbas votimit formal, u konstatue se deklarata e përbashkët hiqet nga rendi i ditës dhe lihet për nji moment tjetër.