LIVE n’RROKUM: Nanë Tereza shpallet zyrtarisht si Shën Tereza

Papa Françesku tue lexue formulën e shejtë në emnin e Zotit ka shpall Nanë Terezën, si Shën Tereza.

Kjo erdhi mbas liturgjive të shejta që u ban në Vatikan.

Dy janë mrekullitë të njohuna botnisht që i hapën rrugën shejtnimit të murgeshës shqiptare.

E para ishte deshmia e Monika Besra nana e 5 femive.

Ajo asht shpreh se lutja përpara ikonës së Nanë Terezës e shëroi nga sëmundja e tumorit në stomak.

Ngjarja ndodhi në vitin 1998 nji vit mbas vdekjes së Nanë Terezës.

Ajo rrëfeu se ndjekëset e saj e çuen në nji kishë dhe i thanë të lutej përpara fotos së shqiptares.

Ato i kishin dhanë nji medaljon të Nanës Terezë të cilin e vendosën mbi stomakun e saj.

Kur u zgjue Besra tha se dhembja e sëmundja ishte zhduk.

Kjo mrekulli u njoh në vitin 2003 nga Papa Gjon Pali i Dytë.

Mrekullia e dytë u njoh në vitin 2015 nga Papa Françesku.

Nji 25-vjeçar nga Brazili konfirmoi se falë murgeshës shqiptare ishte kurue nga tumori në tru.

 

LIVE n’RROKUM: Ceremonia zyrtare e Shejtnimit të Nanës Terezë

Ka filluen tashma ceremonia zyrtare e shejtnimit te Nanes Tereze ne sheshin ‘San Pietro’ ne Vatikan.

Meshen per shejtenimin e Nanes Tereza po e udheheqe Papa Francesku.

Televizioni Rrokum kete ceremoni asht tue e transmetue LIVE.