LIVE n’RROKUM: Kryeministri: Kushtetuta s’asht shkele. Parlamentit me ju kthye debati

Kryeministri Isa Mustafa, ju ka drejtue deputeteve ne Kuvend, tue godite Opoziten se ata nuk kane drejte me sulmue vendin e tyne por edhe shtepine e kryeministrit.

Ai ka garantue se nuk asht shkel asnji nen i Kushtetutes se Kosoves.

Mustafa ju ka ba apel opozites me u kthye ne debatin e paralmentit

—————————

Derisa po vazhdon seanca e Kuvendit, ne foltore ka dale ministri i Mbrendshem Skender Hyseni i cili deputetet e opozites jane talle me loder-laser ne fytyren e tij.

 

Seancen plenare ndiqeni live ne rrokum.tv dhe ne kanalin zyrtar te Televizionit Rrokum ne YouTube:  https://www.youtube.com/watch?v=pZ6C1EpgL-o

—————————

Ka rifillue seanca por deputetet e opozites kane hedhe perseri gaz lotsjelles.

Edhe kete here gazin e hodhi deputeti Salih Salihu i Vetevendosjes.

Seancen asht tue e udheheqe nenkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti.

 Sigurimi rrethon foltoren e Kuvendit. Pritet vazhdimi i seances!

Sigurimi i cili asht tue intervenu në disa seanca radhazi, kur opozitarët po hedhin gaz lotsjellës, asht shfaq perseri.

Në këto çaste, ata janë të mbledhun përreth foltorës së Kuvendit tue ju pamundësu deptuetëve nga opozita që të kalojnë në atë pjesë.

Seanca pritet me vazhdue mbas pak.

Gazi lotsjellës, asht largue nga Kuvendi.

 

LIVE n’RROKUM: Gazi nderpren perseri seancen

Mbasi ka fillue seanca dhe gjate fjalimit te deputetes se LDK,  Alma Lama, deputetet e VV Salih Salihu dhe Besa Baftiu kane gjuejt perseri gaz lotsjelles, ku kryetari i Kuvendit Kadri Veseli asht detyrue  me nderpre seancen per 10 minuta.

 

 

———————-

Seanca e Kuvendit ka fillue ku paraprakisht asht betue deputeti i AAK’s Ali Berisha, i cili e ka zavendesue Ramush Haradinajn.

 

Televizioni Rrokum asht tue e transmetu live seancen dhe tana ngjarjet qe priten me ndodh sot.