LIVE n’RROKUM vjen zgjedhja e Presidentit e protesta e Opozitës!

Sot pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të zgjidhet presidenti i Republikës së Kosovës.

Si kandidat për president, përveç kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçit asht edhe deputeti i po kësaj partie, Rafet Rama.

Zgjedhja e Thaçit për president asht parapa në bazë të nji marrëveshje për qeverisje ndërmjet dy partive politike, PDK dhe LDK.

Televizioni Rrokum ka me tranmsetue LIVE seancen e zgjedhjes se Presidentit por edhe të gjitha ngjarjet që munden me ndodh mbrenda dhe jashtë tij.