LIVE: Ofensiva ma e madhe për rikthimin e Mosulit nga ISIS

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, tha se operacioni ushtarak për rikthimin e qytetit të Mosulit nga i ashtuquejtuni Shtet Islamik ka nis.

Ofensiva nga forcat kurde Peshmerga, trupat qeveritare dhe forcat aleate po mbështetet nga nji koalicion ndërkombëtar, i udhëhequn nga Shtetet e Bashkueme.

Mosuli, qyteti i dytë ma i madh i Irakut, asht nën kontrollin e grupit militant Shteti Islamik qysh në Qershor të vitit 2014.

Kombet e Bashkueme kanë shpreh “shqetësim të madh” për sigurinë e rreth 1.5 milion banorëve në zonë.

Mosuli asht bastioni i fundit i Shtetit Islamik në Irak.

“Sot, deklaroi fillimin e operacioneve heroike për çlirim nga Daesh’i”, tha kryeministri Abadi, tue ju referue grupit militant me emnin arab.