LIVE: Po i bahen nderimet e fundit Shimon Peres’it

Në Jerusalem po mbahet ceremonia e varrimit të ish-presidentit të Izraelit dhe fituesit të Çmimit Nobel për Paqe, Shimon Peres, në të cilin po marrin pjesë dheta lidera botnor.

Në ceremoninë e varrimit marrin pjesë shumë zyrtarë të naltë nga e gjithë bota, perfshi presidentin amerikan, Barack Obama, presidentin francez, Francois Hollande, e të tjerë.

Në varrim merr pjesë edhe presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, i cili u pershëndet me shtrëngim të duerve me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Vlerësohet se afro 30 mijë njerëz dje parakaluen në heshtje pranë arkivolit të ndjemit para Parlamentit të Izraelit në Jerusalem.

Në ceremoni foli edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, i cili kishte ndermjetësue në arritjen e marrëveshjeve paqësore të viteve të 90’ta, për të cilat Shimon Peres e pat fitue Çmimin Nobel për Paqe.