Përfundoi seanca. Mogherini: S’keni vetem ju nevoje për Europën, por edhe Europa ka për ju

Përfaqësuesja e nalte e BE, Federica Mogherini u asht drejtue deputetëve të Kuvendit të Kosovës tue iu falenderue për pritjen që iu asht ba, dhe për bashkëpunimin që Kosova ka me Bashkimin Europian.

“Kjo asht nji dite e randësishme për Kosovën, nuk due me marre un gjith lavdin për pranimin në UEFA, por dje arritëm nji hap të randësishëm tue iu falënderuar juve për punën që keni ba së bashku me ne”, tha Mogherini.

Ne fjalen e saj, përfaqësuesja tha se ka me thane nji gja që nuk na bjen shpesh me ndëgjue, “S’keni vetem ju nevoje për Europën, por edhe Europa ka nevojë për ju.

Tutje ajo tha se asht e lumtun që i sheh të gjithë deputetët të bashkuem para Europës.

“E di që krejt Kosova po e sheh këtë moment. Dallimet politike duhet me u zhduk, kjo e përban thelbin e demokracisë, por demokracia e re dhe e përgjegjshme kishte me ba që udhëheqësit me u ul në nji tavolinë dhe me zgjidh krizën”, këshilloi Mogherini.

Ajo shtoi se dialogu Prishtinë-Beograd nën lehtësimin e saj, ka arrite që me ba ma’mire jetën e qytetarëve të Kosovës dhe prandaj nga ky dialog nuk duhet me pase frige askush.

Mogherini foli edhe për Asociacionin e Komunave Serbe, tue thane se ka me qene i përcaktuem mbrenda kornizave ligjore të Kosovës, tue iu referue edhe mendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në seancën solemne për rekomandimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, tha se shteti e ka vendin në Bashkimin Europian.

Veseli theksoi se Kosova natyrshëm dhe me plotë të drejtë ka fillue me zane vend në familjen e madhe të demokracive europiane.

Ne jemi mirënjohës që na kanë mundësuar që ta kemi sot këtë gëzim. Orientimi ynë pro BE-së është qëllim që na bënë ne qytetarëve të Kosovës bashkërisht. Na bënë bashkë gjithë shoqëritë civile dhe mediet. Ne jemi krenarë për institucionet pro-perëndimore që kemi në Kosovë. Ne do të mobilizojmë të gjitha kapacitetet tona që Kosova ta merr vendin e saj të natyrshëm në BE, aty ku e ka vendin”, tha Veseli.

Veseli theksoi se Kosova ka me vazhdue luften kundër korrupsionit dhe synon me pase ekonomi, e cila ka me qene ne gjendje me perballue tregun europian.

Liberalizimi është një hap i madh. Qytetarët do të kenë mundësi më të madhe që ta njohin BE-në, por edhe BE-ja do të fitojë shumë nga prezenca e kosovarëve”, ka thënë tutje Veseli.

 


Live seanca solemne për liberalizimin e vizave

Në Kuvendin e Kosovës filloi seanca solemne për vendimin e KE për liberalizimin e vizave.

Në sallë asht Shefja e politikës së jashtme të BE’s, Federica Mogherini, Presidenti Hashim Thaçi, dhe deputetët e pozitës dhe opozitës.

Seancën live mundeni me pa KETU