LIVE: Shihne përleshjen mes protestuesve dhe policisë në Samitin G20 (video)

Protesta të dhunshme kanë shpërthye në Hamburg të Gjermanisë kundër Samitit të G20, ku protestuesit janë konfrontue me forcat e policisë.

“Mirësevini në Ferr” asht parrulla e protestuesve për liderët botnorë që do të mblidhen në Hamburg.

Marshimi filloi paqësisht teksa aktivistët protestonin nëpër rrugë tue knue kangë e parrulla. Më pas nisën trazinat dhe përleshjet mes protestuesve dhe policisë.

Mediat botnore raportojnë se shumë vetë janë plagos.

Rreth 10.000 persona raportohet se kanë dalë në rrugët e Hamburgut për me protestue.