LIVE vjen seanca e Kuvendit të Kosovës!

Tashma ka nisë punimet seanca e së Premtes e cila asht ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit.

Gjatë kësaj seance asht parapa që të shqyrtohet raporti i Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015, raporti i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2015, raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2015, dhe pritet me u shqyrtue propozimi për shpalljen e 5 Shtatorit – “Dita e Bamirësisë – Nana Terezë”.
Në seancën e kalueme nuk ka mund me u votue Ligji për Investime Strategjike për shkak të mungesës së deputetëve të pozitës.