LIVE vjen seanca ku vendoset për EULEX’in

Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës, ku përveç tjerash priten me u shqyrtue edhe dy projektligje që kanë të bajnë me vazhdimin e mandatit të EULEX’it në Kosovë.

Në këtë seancë, fillimisht pritet me u votue raporti i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2015, raporti i Agjencisë Kosovare të Pronës për vitin 2015, si dhe raporti i Këshillit të Pamvarun Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2015.

Mbas votimit të këtyne raporteve, deputetët do të shqyrtojnë dhe votojnë projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian mbi misionin e Bashkimit Europian për sundim të ligjit në Kosovë, si dhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e misionit të Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.