Liverpool-Sevilla, finalja e Europa League

Përfundimisht s’kena me pas finale spanjolle edhe n’Europa League. Kjo për faktin se, Liverpool arriti me e përmbysë rezultatin nga ndeshja e parë me Villarealin, kur ishte mposhtë 1-0. Sonte, djemtë e Jurgen Klopp kanë shkatërrue “nënndetësen e verdhë” me rezultat 3-0 , tue u kualifikue në finale. Anglezët dominuem takimin tue mos lejue ndonji befasi që kishte me ja mohue finalen e madhe. Në finale ata kanë me u ballafaque me ata që tashma e kanë ba zakon trofeun e kësaj gare. Asht Sevilla që prapë kena me e pa në finale dhe që mban epitetin e kampionit në fuqi, transmeton Rrokum.TV. Sevilla mposhti Shakhtarin 3-1, me synimin për me e mbrojtë titullin dhe në njifar mënyre me ja vnue “drynin” kësaj gare. /Rrokum.TV