Lladrovci e fton Jakup Krasniqin me u kthye ne PDK

Mbas Skenderajt, Partia Demokratike e Kosovës e ka dobësue shumë Vetëvendosjen edhe në Drenas.

Ma shumë se 200 aktivistë i janë bashkue të Shtunën PDK’s në këtë komunë.

Por kjo nuk i ka mjaftue kandidatit për të parin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, mbasi që ai i ka ba ftesë publike Jakup Krasniqit me u kthye në PDK.

Rifat Demaku ka tregue arsyet e largimit nga Vetëvendosje.

Mbas aderimit të këtij numri të aktivistëve në PDK, Lëvizja Vetëvendosje ma nuk ekziston në këtë komunë.

Mirëpo, këto deklarata i kanë mohue zyrtarë të Vetëvendosjes në Drenas, tue thanë se vetëm 10 prej personave që kanë aderue në PDK kanë qenë aktivistë të kësaj lëvizje.