Lladrovci reagon ndaj vendimit të Supremes për me i çue në burg vllaznit Demaku

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reague mbas vendimit të djeshëm të Gjykatës Supreme lidhun më rastin ‘Drenica 2’.

Kjo gjykatë ka kërkue që vllaznit Fadil Demaku dhe Nexhat Demaku, ish- kryetar i Drenasit me vuejtë dënimin më burg me nga 3 vjet të akuzuem për krime lufte.

 

Postimi i plotë i tij:

 

Drenica, për më shumë se një shekull ishte burim lirie, duke u bërë ballë me dinjitet sfidave, furtunave dhe sprovave të lirisë.

Drenica përcolli për më shumë se një shekull mesazhin e sakrificës. Edhe sot, bijtë e Drenicës, janë duke u dhënë këtë mesazh.

Institucionet e drejtësisë janë të pavarura në vendimet e veta. Vendimi i djeshëm nuk na lë të paanshëm.

Dje çlirimtarët e Drenasit morën një lajm që na preku. Për shumë arsye kemi pritë lirimin nga çdo akuzë.

Drenica, Drenasi, përjetë krenar me çlirimtarët!