Lladrovci – Selimit: Ju e tradhtuet Adem Jasharin, e kam të arkivueme me za

Ndaj fjalimit të deputetit të Vetëvendosjes Rexhep Selimit, ka reague diplomati i Kosovës në Shqipni Ramiz Lladrovci.
Ai ka shkrue se Rexhep Selimi e ka tradhtue Adem Jasharin.

 

Shkrimi i Lladrovcit në Facebook:

Reagim ndaj fjales se Rexhep Selimit ne Parlament
Degjova me vemendje fjalen e Rexhep Selimit, sot, ne parlamentin e Kosoves. Do te doja t’i jepja nje keshille si i njohur i vjeter i tij. Rexhe, mos e permend Adem Jasharin ne Parlament per lojrat politike te kesaj dite. Se cilin ka dashte me shume dhe cilin nuk e ka dashte Adem Jashari, kjo eshte nje e vertete tjeter. Miqesine Tuaj me Adem jasharin e shpetova une, per t’i sherbyer qellimit te luftes, ashtu si shpetova edhe jeten Tuaj pas asaj qe te mos te theme tradhtise qe i bete Adem Jasharit. Une e kam te arkivuar zerin e Prijesit tone legjendar, me kete te vertete te madhe. Rexhep, jemi miq e te njohur te vjeter, nuk duam qe askush, as Ti e askush tjeter, te na i ngacmoje plaget duke dashur te hedhe politiken e çastit mbi faktet historike.