Lloji i armës që ka përdorë vrasësi në Orlando shitet…30 mijë herë mbrenda javës

Nji dyqan armesh online në Shtetet e Bashkueme të Amerikës ka shitë ma shumë se 30 mijë armë gjysë automatike “AR-15” në nju periudhë prej shtatë ditëve.

The Independent raporton se dyqani Hunter’s Warehouse, me bazë në Bellevue, Pensilvania, ka pohue se që nga vrasja e 49 personave në incidentin e klubit të natës në Orlando, arma “AR-15” asht ba e famshme në mesin e blemsëve.

E ngjashme me armën ushtarake “M-16”, arma “AR-15” asht përdorë në incidentin e madh në shkollën elementare “Sandy Hook”, në qendrën rajonale “Inland” në San Bernardino dhe në klubin e natës në Orlando.

Pronari i dyqanit Hunter’s Warehouse, Tom Engle, ka thanë për Fox Business: “Në veçanti, ‘AR-15’ asht tue u shitë shumë, shumë mirë.”