Llugë për rregulloren e licencës në Kuvendin e Odës së Infermierëve

Sot u mbajt mbledhja VII e Odës së infermierve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë.

Në këtë mbledhje i pranishëm ishte edhe zv/ Ministri i Shëndetësisë, Mevludin Krasniqi.

Kryetari i Odës së Indermierëve, Naser Rrustemaj, prezentoi draft-rregulloren për licencim e edukim, si dhe vendimin për nivelin e taksave administrative.

Por kjo zgjoi debate dhe pakënaqësi për përmbajtjen, formulimin dhe gabimet drejtëshkrimore.

E në fund, pamvaresisht pakënaqësive të anëtarëve në Kuvend, drafti u provue në mënyrë unanime.