Lluka dhe Zeka diskutojnë për zhvillimet ekonomike në vend

Zhvillimet ekonomike në vend, me theks të veçantë sektorët që mbulon MZHE kanë qenë temat që Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka diskutue gjatë takimit që zhvilloi sot me drejtorin Egzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë OEAK, Arian Zeka.

Me këtë rast, ministri Lluka, ka vlerësue rolin e OEAK në mbështetje të bizniseve përmes pjesëmarrjes aktive në proceset e hartimit të politikave dhe legjislacionit, tue theksue se bashkëpunimi mes OEAK dhe MZHE ka me vazhdue edhe ma tutje.

Ministri Lluka kërkoi që Oda Amerikane me qenë urë ndërlidhëse e bashkëpunimit në mes kompanive Amerikane dhe investitorëve të fuqishëm në interes të Kosovës dhe MZHE.

Ministri i MZHE asht ndalë te randësia e zhvillimit të sektorëve strategjikë si energjia, minierat, teknologjia e informacionit dhe ndërmarrjeve publike, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Nga ana e tij, drejtori Egzekutiv i OEAK, Arian Zeka, ka falënderue ministrin Lluka për gadishmëninë me avancue ma tej bashkëpunimin mes dy institucioneve në funksion të përmirësimit të mjedisit për zhvillimin e bizniseve, përkatësisht zhvillimin ekonomik.

Shperndaje në: