Logoja e shejtënimit të Nanë Terezës, ka me ju befasue kush asht projektuesja!

“Ishte nji moment ngazëllimi kur projektuesja me banim në Mumbai (Bombei, Indi), Karen Vaswani, mësoi se logoja e projektueme prej saj ishte zgjedh prej Vatikanit, si emblema zyrtare për kanonizimin e Nanë Terezës, muejin e ardhshëm, shkruen NDTV.

Projekti i znj. Vaswani përshkruen portretin klasik të Nanë Terezës, tek shikon me dashni nji fëmi që mban në krahët e saj.

Nanë Tereza, murgesha shqiptare që e kaloi tanë jetën e saj në Kalkuta për të ndihmue të varfnit dhe të shtypunit, do të deklarohet Shejtore nga Papa Francesku në Vatikan me 4 Shtator.

“Unë u ngazëlleva dhe u habita kur ndigjova se projekti im ishte zgjedh si logoja zyrtare prej Vatikanit për kanonizimin e Nanë Terezës”,- tha projektuesja 44-vjeçare.

Znj.Vaswani tha se, asaj iu kërke në Prill prej Krydioqezës së Kalkutës të krijonte nji logo për festimet e shejtores.

“Ndërsa projektoja emblemën, unë synova me ba shumë të thjeshtë, sepse kam qënë e vetëdijshme që ajo do të përdoret kudo në media, e shtypun dhe elektronike si dhe në rrjetet sociale në mbanë botën”,- shtoi projektuesja.

 

1-logojaa