Londër, arrestohet nji tjetër person mbas sulmit pranë “Buckingham Palace”

Nji tjetër person asht arrestue mbas incidentit me natyrë terroriste pranë “Buckingham Palace”, që ndodhi mbasditen e së Premtes.

Lajmi njoftohet nga Policia Metropolitane e Londrës, që shtoi se hetuesit e incidentit i kanë vnu prangat nji 30-vjeçari, që jetonte në perendim të Londrës.

Ai asht dërgue në paraburgim për m’u marrë në pyetje, e mandej asht arrestue me dyshimin se asht përfshi në autorizimin, pregaditjen dhe nxitjen e akteve terroriste.

Mbramjen e së Premtes, nji 26-vjeçar nga Lutoni u arrestue jashtë pallatit mbretnor të Mbretneshës Elizabeth, e cila gjithsesi ndodhej në Skoci, mbasi plagosi 3 oficerë policie me thikë të përmasave të mëdha.