Londra n’alarm. Mund të ndodhin 10 sulme terroriste!

Policia në Londër raportohet të jetë urdhnue të përgaditet për ma s’paku 10 sulme terroriste në të njajtën kohë në disa pjesë të kryeqytetit britanik, në nji rritje dramatike të gjendjes së alarmit mbas sulmeve të Parisit.

Tue citue nji ministër britanik, The Sunday Times ka raportu se policia e ka ba prioritet kryesor ndalimin e armëve të zjarrit.

Lajmi vjen mbasi nji bandë e supozueme e kontrabandistëve t’armëve asht paraqit në gjyq për t’u përball me akuzat për futjen ilegale në Britani të dhetna armëve nga Europa Lindore.

Agjencia Kombëtare e Krimit, e cila ka qenë vendimtare në operacionin për arrestimin e të dyshuemve në atë rast, raportohet të ketë marrë urdhna të reja, në mes të frikës nga nji sulm i stilit të Parisit në Londër, që do të mund të kryhej me armë të randa nga terroristët e kthyem nga Siria.

Ministri i paidentifikuem asht citue të ketë thanë se “na jemi mësu të përgaditemi për tri sulme të njikohshme, por rasti i Parisit na ka tregu se duhet të jemi të gatshëm për ma shumë se aq.

Na jemi të gatshëm nëse dikush provon me shtatë, tetë, nantë apo dhetë sulme të njikohshme”, ka thanë ai.