Londra ngrit alarmin për sulm kimik në jug të kryeqytetit

Londra ka ngritë alarmin për nji incident kimik në jug të kryeqytetit britanik mbasi disa banorë u dërguen në spital me të përzieme dhe të vjelluna.

Shërbimet emergjente u thirrën në Alwold Crescent mes tutës se vendasit kanë mujt me pësue nji reakcion alergjik, si pasojë e qitjes së landëve kimike, raporton “The Inependent”

Dëshmitarët thanë se nji numër i madh njerëzish u smunë ndaj nji substance të panjoftun, të Shtunën në mëngjes.

Shperndaje në: