Lonely Planet: Kjo video ka me ju ba që me vizitue menjiherë Shqipninë

Kjo video e jashtëzakonshme e xhirueme nga droni mbi Shqipni shfaq peizazhin madhështor të këtij vendi që nuk e keni pa kurrë ma herët, dhe a me ju ba me rezervue biletën menjiherë për ta vizitue këtë vend.

Kështu shkruen kompania mediale Lonely Planet.

Filmbamësi John Broadbean ka udhëtue për në Shqipni në muejin Maj të këtij viti për 9 ditë për t’i xhirue disa nga peizazhet e Shqipnisë për “Untravelled Paths” [rrugët e pashkeluna] dhe ka mbetë gojëhapun nga ajo çka ka pa, shkruen Lonely Planet.

“Jam befasue shumë me Shqipninë,” tha ai për Lonely Planet.

“Bukuria e saj e jashtëzakonshme, shtrimja e saj e pafundme malore, sa e shpërndame ishte në shumicën e vendeve dhe sa i mahnitshëm ishte ushqimi kudo që shkoje,” shtoi ai.