LSDM-BDI afër me e formue qeverinë e re

LSDM’ja po shqyrton vërejtjet e para nga BDI’ja dhe LR-PDSH’ja sa i takon propozimeve të partisë së Zoran Zaevit për kushtet e formimit të Qeverisë së re.

Kryetari i LSDM’s deklaroi se nuk kanë me e kundërshtue asnji kërkesë që asht në pajtim me Kushtetutën dhe në shërbim të nevojave të përditshme të shqiptarëve.

“Materialet erdhën dje vonë diku para mesnate. Grupet tona të punës i shqyrtojnë dhe sapo të kemi informacione kemi me ju njoftue. Për neve asht e pranueshme gjithçka që asht në korniza të Kushtetutës dhe ajo që përfaqëson përdorim praktik të qytetarëve të përkatësisë shqiptare, gjithsesi tue pasë parasysh edhe aspektin e nevojave të qytetarëve edhe të bashkësive tjera. Besoj se ka me u gjetë zgjidhje. Nuk muj me thanë se sa ka me zgjatë, sepse në këtë mes nuk jemi na ata që duhet të vendosim, por presim vendim final nga BDI’ja”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM, shkruen Alsat M.

Nënkryetarja e BDI’s, Teuta Arifi thotë se presin reflektim korrekt nga LSDM’ja dhe vlerëson se në përgjithësi, ka vullnet të përbashkët për m’u arritë nji marrëveshje.