Lu akuzon ashpër: Bosët e krimit n’Shqipni lëvizin lirshëm për shkak të lidhjeve me njerëz si Al Capone!

donald lu

Ambasadori amerikan Donald Lu ka lëshue nji akuzë të fortë për qeverinë shqiptare, për ‘lidhjen e botës së krimit me njerëz me ndikim”, si u shpreh sot në konferencën e qendrës Marshall në Tiranë.

Dhe për me ilustrue se cilët ishin njerëzit me ndikim, solli shembull Al Caponen në SHBA “që drejtonte njerëz strategjikë në polici, në gjyqësor dhe në qeverisjen e qytetit.”

Ambasadori Lu theksoi se Shqipnia ka nivelin ma t’ulët të arrestimit për akte kriminale dhe problemi asht mosndëshkueshmënia.

Bosët e krimit mund të lëvizin lirshëm për shkak të lidhjeve të tyne me njerëz me ndikim.

Edhe në SHBA ka të tilla probleme. Al Capone, për shembull, drejtonte nji grup kriminal në vitet ’20, por në fund u arrestue. Kishte pasuni prej 100 milionë USD, ndërtue nga prostitucioni, trafiku etj. dhe e bani këtë tue drejtue njerëz strategjikë në polici, në gjyqësor dhe në qeverisjen e qytetit.

Reforma në gjyqësor asht e randësishme për me pastrue sistemin e gjyqësorit, sepse ka me vendosë nji prokurori të veçantë që do të ketë shenjëstër korrupcionin e naltë dhe krimin e organizuem.

Asht në interesin e SHBA’s që Shqipnia ka me trajtue në mënyrë të sukseshme problemet e krimit të organizuem; gjithashtu asht në inters të BE’s, por mbi të gjitha asht në interes të popullit shqiptar. Na jemi të angazhuem në luftën kundër krimit të organizuem, por e dimë që Shqipnia do të jetë e sukseshme me ndihmën e partnerëve.”