Lubonja: Ju tregoj pseudonimin e Kadaresë në diktaturë dhe librin që ja kushtoi Enverit

Shkrimtari dhe disidenti politik, Fatos Lubonja, ka folë në News 24 lidhun me raportet e tij me regjimin komunist në Shqipni dhe për shkrimtarin Ismail Kadare. – Lubonja tha se Kadare ka qenë shkrimtari i preferuem i Enver Hoxhës. “Ismail Kadare ka qenë shkrimtari i preferuem i Enver Hoxhës. ‘Dimri i madh’ asht nji libër që i kushtohet pikërisht Hoxhës”, tha Lubonja. Ai ka shtue se e ka kritikue Kadarenë në disa aspekte. Lubonja ka përmendë edhe faktin se Kadare mbështetet nga nji universitet. Gjithashtu, Lubonja u shpreh se Ismail Kadare ka sha të gjithë të burgosunit politikë dhe shkrimtarët modernë, me posedimin “Gent Arbana”.

Lidhun me hapjen e dosjeve, Lubonja tha se Ismail Kadare e ka dosjen e hapun në të gjithë veprën e tij, që tregon se shkrimtari me famë botnore ka qenë i lidhun me regjimin.

Simbas Lubonjës, në regjimin komunist, Kadare ka pasë pseudonimin “Gert Arbana”. “Për fat të keq, sulmet ndaj meje vijnë për shkak të sotmes, jo për shkak të së kaluemes, pra, gjithmonë me politikën që kemi na, m’i gjejtë diçka atij që na del kundër, ta trembim etj. Unë mendoj që këtu ka disa sulme që janë koordinue, por ndalemi te Kadare. Ajo që di unë asht se ka hapë nji ‘Qendra Kadare’ dhe në prezentimin që ja kanë ba kësaj qendre, kanë thanë se Kadare ka qenë i rrezikuem nga gjyqi i Todi dhe Fatos Lubonjës.

….

Shkrimi i plotë nga “Shekulli”:

Tre çështjet që e kanë kthyer Ismail Kadarenë në armik

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar përplasjet dhe sulmet e ndërsjella me shkrimtarin Ismail Kadare. “Unë e kam kritikuar Kadarenë për 3 gjëra kryesore. E para është vepra e tij, që është si propagandë dhe ideologji e Enver Hoxhës. E dyta, ai ka bërë transformimin e historisë së tij. Ne prisnim që të kishim një shkrimtar të drejtë, ndërsa ai manipulon historinë. E treta është se unë e kam kritikuar edhe për modelin e intelektualit që përfaqëson. Ai përdor pushtetin dhe nuk e kundërshton. E kam konsideruar si oborrtar të qeverisë si në atë kohë dhe tani”- tha Lubonja, Kujtojmë se Ismail Kadare e cilësoi Fatos Lubonjës si një shkrimtar të rëndomtë dhe pa peshë.

“Unë nuk e njoh këtë njeri, e kam njohur shumë pak, më shumë kam njohur babain e tij (Todi Lubonjën). Ai thotë se është shkrimtar, unë e besoj, por është një shkrimtar i rëndomtë, nuk po them mediokër, por është i zakontë i rëndomtë. Është absurd, ai vendosi të godasë babanë, por me mua nuk e kuptova se çfarë pati”, u shpreh Ismail Kadare një javë më parë në emisionin ‘Studio e Hapur’. Ai mendon se Kadare përfaqëson ideologjinë komuniste të Enver Hoxhës. “Po, veprat e Kadaresë janë përfaqësim i ideologjisë komuniste të Enver Hoxhës. Ai ka nxirë osmanët, edhe kur nuk duhej. Osmanët kanë qenë ata për shembull që kur shkuan në Shkodër kanë pajtuar gjaqet, se ekzistonte akoma Kanuni, që domethënë ne nuk kishim ligje dhe nuk kishim shtet. Kadare vetëm nxin osmanët, lindjen dhe thotë se vetëm nga atje na vjen e keqja. Kjo është e gabuar”, tha Lubonja.

Pikat ku vlerësoj Kadarenë

Fatos Lubonja tha se e vlerëson për figurat e tij letrare dhe faktin se Kadare përdorte figurat letrare në një mënyrë më të bukur sesa të tjerët. “Po, Kadare kishte një finesë në atë që shkruante. Ndërsa kishte të tjerë që realitetin e asaj kohe e paraqisnin në një mënyrë të vrazhdë, Kadare kishte një stil më të mirë. Poezitë e tij unë i di përmendësh, si shumica e shqiptarëve. Kur e besoja Partinë e Punës, edhe mua më kanë ngelur në mendje për nga stilistika. Por mendoj se është art i bukur, që thotë një gjë të shëmtuar, një shpëlarje e trurit pra”, vlerësoi ai. Ndërsa nuk ka ngurruar të shtojë se Kadareja pas pluralizmit ishte një person që u bë me të gjithë pushtetin, si me Nanon, Berishën dhe tani me Ramën.

Shperndaje në: