Lubonja-socialistëve: Ndalni kultin e dhunës që po promovojnë rilindasit!

Në nji opinion për gazetën “Panorama”, opinionisti , Fatos Lubonja komenton atë çfarë ka ndodh gjatë javës së shkueme, për incidentin me deputetin e Partisë Socialiste, Ben Blushi në qytetin e Elbasanit si dhe dhunën e ushtrueme nga policia bashkiake e Tiranës ndaj protestuesve të shoqnisë civile në Parkun Kombëtar të Liqenit.

“Nuk i shoh pa lidhje me njana-tjterën, përkundrazi si pasqyrë të njana-tjetrës.

Në fakt, historia e Shqipnisë asht dramatikisht e mbushun me gabimet e mendjeve të ekzaltueme dhe të papjekuna politikisht, që, tue mendu se historia fillon me ta, nuk kanë lanë krim e dhunë pa ba ndaj tyne që i pengonin në rrugën e tyne.

E tregon këtë jo vetëm përvoja e komunizmit, por edhe përvoja e këtyne 25 viteve.
Gjithësesi më duket se me Edi Ramën dhe pretendimin e tij për Rilindje po përjetojmë nji kulm të ri të këtij fenomeni”, shkruen Lubonja, tue shtu edhe tre elementë të tjerë që simbas tij kryeministri Rama po shpalos si janë mospërfillja e historisë dhe traditës referu këtu ndryshimit të arkitekturës dhe urbanistikës së qëndrës së Tiranës, dhunën verbale e mediatike që simbas tij synon të frigësojë njerëzit tue nxjerr figurën e nji kryeministri që ngjall frigë dhe urrejtje dhe së treti shkatërrimin shtetndërtues, tue u mos u konsultu për asgja me njerëzit.

Lubonja jep nji këshillë për socialistët mbrenda PS’s, që duhet të ngrenë barrikadë sa s`asht vonë ndaj kultit të dhunës që po promovojnë këta rilindas.