“Lufta e Yjeve”: Qe çfarë arme dërgon SHBA pranë Koresë së Veriut

Shefat e Pentagonit kanë dërgue nji prej armëve ma të sofistikueme pranë brigjeve të Koresë së Veriut.

Bahet fjalë për nji sistem anti-raketë, i projektuem për me interceptue raketat bërthamore të vendit komunist.

Me nji formë kaq futuristike, disa thonë se ngjan si anijet e filmave fantastiko-shkencorë.

Anija peshon 50 mijë tonë dhe struktura si glob shërben për me interceptue raketat, ndërsa quhet “X-Band Radar”.

anija4

‘Bisha’ me 28 kate ka nji ekuipazh prej 86 personazh.

Mendohet se ka kushtue mbi 1 miliardë dollarë.

Simbas “The Sun”, qëllimi asht mbrojtja nga raketat e Kim Jong-un.

Në Shtator, vendi komunist kreu testin e pestë bërthamor.

Ndërkohë, Korea e Veriut ka testue mbi 20 raketa balistike, që munden me arritë në disa territore të SHBA.

Korea e Veriut mendohet se po punon për nji raketë balistike ndërkontinentale, në gjendje për me mbajtë mbushje bërthamore dhe goditë tokën amerikane jo vetëm në brigje, por deri në mbrendësi.

anija5

anija3