Lufta në Siri: SHBA dhe Rusia arrijnë marrëveshjen e paqes

SHBA dhe Rusia kanë arritë nji marrëveshje për situatën në Siri tue njoftue edhe nji armëpushim që ka me nisë prej mbramjes të së Hanës.

Simbas kësaj marrëveshje, qeveria siriane ka me ju dhanë fund luftimeve në disa zona të caktueme që kontrollohen nga opozita.

Rusia dhe SHBA kanë me krijue nji qendër të përbashkët për të luftuetë ashtuquejtunin Shteti Islamik dhe luftarët e Al-Nusra.

Deklarata e përbashkët pason bisedimet midis Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry dhe homologut të tij rus, Sergei Lavrov, shkruen BBC.

“Plani ka me pasë nevojë që si regjimi dhe opozita siriane të përmbushin detyrimet e tyne”, ka deklarue John Kerry në Gjenevë të Zvicrës, tue shtue se opozita kishte kallxue se ishte pregaditë për të vazhdue simbas këtij plani, por me kusht që qeveria siriane me kallxue se asht serioze.

Ndërkohë që ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se Rusia kishte informue qeverinë siriane në lidhje me marrëveshjet dhe qeveria siriane ishte “gati për t’i përmbushë ato”.