Luftarë të ri nga Kosova drejt ISIS’it

Zotimet e drejtuesve të sigurisë se nga Kosova nuk ka luftarë të ri, të cilët po i bashkëngjiten ISIS’it janë hedhë poshtë nga operacioni i fundit i arrestimeve.

Siç mëson Kallxo.com dy shtetas të Kosovës kanë tentue që në fund të Korrikut t’i bashkëngjiten grupit terrorist. Të njajtit janë depërtue nga Turqia në Kosovë para dy ditësh, ndërsa me nji vendim të gjykatës së Prishtinës ata janë paraburgosë për 30 ditë.

Lajmi për paraburgosjen e tyne asht konfirmue nga gjykata e Prishtinës

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.D dhe K.B në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji “, thuhet në njoftimin e gjykatës. I njajti sqaron se të pandehunit me dt. 25.07.2017, janë largue nga Kosova ku kanë kalue pikekalimin kufitar në Hanin e Elezit dhe me dt. 26.07.2017 kanë mbërri në Aeroportin Ataturk të Stambollit. Dy ditë ma vonë shqiptarët e Kosovës ishin hasë nga autoritetet Turke derisa kalonin kufinin turko-sirian.