Luftë në Bosnje? Kjo asht deklarata e Izetbegovic

Kryesuesi i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Baki Izetbegovic ka thanë se në Bosnje nuk ka me pasë luftë dhe askush nuk ka me shkatërrue Republikën Serbe.

“Na kemi me ruejt këtë vend edhe Marrëveshjen e Dejtonit dhe të gjithë qytetarët, edhe serbët edhe kroatët edhe boshnjakët. Kurrfarë lufte nuk ka me pasë, sepse kanë me kuptue ata në Banjallukë”, ka thanë në Brcko, Izetbegovic, raporton Fena.

Ai ka shtue se askujt në Bosnje nuk i duhet lufta dhe se luftat fillojnë kur nji popull vihet në pozitë që disa gjana më nuk mund t’i përbijë, kurse në këtë pozitë, simbas tij, askush nuk asht në Bosnje.

“Ma se randi e kanë boshnjakët e kthyem në RS. Që serbët në Bosnje të hyn në luftë që ta ndajnë diçka me çka qeverisin si sovran”, ka thanë Izetbegovic.

Nji deklaratë e tillë e Izetbegovicit po shihet si tutë e tij në raport me Republikën Serbe.

Në Republikën Serbe sot po mbahet referendumi, në të cilin qytetarët kanë me u deklarue se a e mbështesin që 9 Kallnori me qenë Dita e Republikës.