Luftime të rrepta për marrjen e Mosulit

Forcat speciale irakiane zhvilluen sërish luftime të ashpra në lindje të Mosulit nji ditë mbas nji përpjekje që hasi nji rezistencë shumë të fortë nga ana e xhihadistëve në bastionin e tyne të fundit të madh në Irak.

Në nji front tjetër në jug të Mosulit, ushtria dhe policia federale filluen nji sulm në nji nga zonat e fundit ende nën kontrollin e grupit Shteti Islamik (ISIS) në rrethinat e qytetit të dytë ma të madh të Irakut, ku janë tue përparue ngadalë.

Shpërngulja masive e ma shumë se nji milionë civilëve të bllokuem në Mosul, që paralajmëronin organizatat, humanitare ende nuk ka ndodhë por numri i të shpërngulunve për shkak të luftimeve nuk pushon së rrituni që prej fillimit para tre javësh të ofensivës së forcave irakiane.