“Lugina e Diellit” ka me u ndalë me forcën e ligjit

editabruksel

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka mohue mundësinë e ndërtimit të lagjes së ashtuquejtun “Lugina e Diellit” në Komunën e Zveçanit.

Ajo ka paralajmërue se nëse tentohet me u realizue ky projekt, shteti i Kosovës ka me ndalë me forcën e ligjit.

Tahiri ka thanë në nji intervistë për “Epokën e re” se pretendimet e tilla, si kjo e ndërtimit të lagjes “Lugina e Diellit”, janë përziemje në punët e mbrendshme të Republikës së Kosovës, të cilat në asnji mënyrë nuk kanë me u lejue.

Ajo ka kallxue se projektet e tilla janë politike dhe kanë për qëllim ndryshimin e strukturës së popullsisë në pjesën e veriut.