Lugina e Preshevës kërkon vende të rezervueme në Kuvendin e Kosovës

Lëvizja “Vatra” kërkon nga institucionet e Kosovës që në Parlamentin e Kosovës me u sigurue vende të rezervueme për përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.

“Na Lëvizja “Vatra” kemi kërkue edhe ma herët, por edhe tash ripërsërisim kërkesën tonë që në Parlamentin e Republikës së Kosovës me pasë vende të rezervueme për përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës”, thekson Lëvizja Vatra.

Lëvizja Vatra ka kërkue që kjo çashtje të diskutohet në debatin që asht hapë për reformën zgjedhore tash nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

Kështu asht shprehë Fikri Mehmeti zadhanësi i Lëvizjes Qytetare Vatra, simbas të cilit, tue e pas parasysh gjendjen e randë diskriminuese, me të cilën ballafaqohen qytetarët luginas që jetojnë në Kosovë, të garantohet përfaqësimi i qytetarëve të dëbuem përmes zanit-përfaqësuesve të tyne mbrenda Kuvendit të Republikës së Kosovës.