Luksemburgu, 30 milionë euro për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pritë sot në takim ministrin e Sigurisë Sociale, Bashkëpunimit Zhvillimor dhe Çashtjeve Humanitare si dhe Sportit të Luksemburgut, Romain Schneider.

Mustafa e njoftoi Schneiderin për progresin e gjithanshëm në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim të matejmë ekonomik, avancim të rrugës europiane dhe fuqizim të shtetit, njofton nji komunikatë nga Kryeministria.

Mustafa, po ashtu, theksoi përkushtimin e Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral me Luksemburgun, tue shprehë mirënjohen për përkrahjen e madhe të Luksemburgut për Kosovën, thekson komunikata.

Ministri nga Luksemburgu, Romain Schneider, vlerësoi të arritunat në Kosovë, tue shprehë përkushtimin e Luksemburgut për bashkëpunim me Kosovën dhe për me ofrue ndihmën e matejme në zhvillimin e Kosovës.

Kryeministria ka ba të ditun se në fund të takimit u nënshkrue marrëveshja bilaterale si dhe memorandumi i mirëkuptimit në vlerë prej 30 milionë euro në shëndetësi, arsim, ujnat, si dhe përkrahje për procesin e integrimit europian dhe shoqnisë civile. Këto mjete Luksemburgu ia ofron Kosovës për periudhën 2017-2020