Lulzim Basha: Vetëvendosje përfaqëson nji pasuni kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipni Lulzim Basha, gjatë qëndrimit në Kosovë asht takue edhe me kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Simbas njoftimit të VV’s, Basha ka thanë se Vetëvendosje përfaqëson nji pasuni kombëtare dhe se kanë bisedue për sfidat e përbashkëta me Shqipninë.

Diskutuam për politikën në Kosovë, Shqipëri, për sfidat e përbashkëta të Shqipëri e të Kosovës, për çështjet kyçe të interesave të përbashkëta të shqiptarëve, dhe për qasjet më konstruktive të mundshme në drejtim të zgjidhjes së këtyre sfidave. Pa asnjë dilemë, Vetëvendosje përfaqëson një pasuri kombëtare”, tha ndër të tjera Kryetari i PD’s, Lulzim Basha.

Kryetari i VV’s, Visar Ymeri, tha se në këtë takim u këmbyen ide e përvoja në skenën politike, me theks te nevoja që Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipnisë me qenë dy shtete që i kotribuojnë kombit shqiptar.

Bashkëpunimi mes dy shteteve të jetë bashkëpunim që i zhduk barrierat dhe pengesat e komunikimit si ekonomik ashtu edhe arsimor, por edhe politik, në mes të dy vendeve, në mënyrë që potenciali i faktorizimit të shqiptarëve në rajon të bëhet realitet”, theksoi Ymeri.