Kryeprokurori i Speciales vjen n’Kosovë, takon Lumezin!

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka prit në takim pune kryeprokurorin e Zyrës së Prokurorit të Specializuem, David Schwendiman.

Gjatë këtij takimi dy kryeprokurorët diskutuen për organizimin, funksionet, kompetencat dhe juridiksionin e Dhomave të specializueme dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuem.

Gjithashtu, përgjatë takimit asht diskutue edhe për bashkëpunimin e  Zyrës së Prokurorit të Specializuem me Prokurorin e Shtetit, konkretisht me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Kryeprokurori Lumezi, tue theksue gadishmëninë e tij për me kontribue në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit në vendin tonë, i ofroi kryeprokurorit  Schwendiman bashkëpunim të plotë nga ana e tij, tue shtue se prokurorët nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me qëllim të përmbushjes së mandatit të kësaj prokurorie kanë me i  ofrue bashkëpunim Zyrës së Prokurorit të Specializuem, sa herë që do të jetë e nevojshme për zhvillimin e hetimeve dhe ndjekjen penale të personave që dyshohen për kryemjen e krimeve mbrenda juridiksionit landor të Dhomave të Specializueme, si dhe për përmbushjen e përgjegjësive të tjera, të dala nga Ligji nr. 05/L-053, thuhet në njoftimin për media.