Lumezi: Jemi tue hetue raste të nivelit të naltë për korrupcion!

aeksander-lumezi
Aleksander Lumezi kryeprokuror i shtetit ka thanë se duhet me u ba nji analizë mes perceptimit të qytetarëve dhe gjendjes reale.
Ky perceptim, simbas tij ka ardhë si pasojë e mosluftimit të korrupcionit të nivelit të naltë dhe pasunimin e shpejtë të disa zyrtarëve.
“Korrupcioni asht i damshëm për shoqninë dhe ka pasoja të mëdha. Për me arritë rezultate ma të mira kundër krimit dhe korrupcionit kemi nevojë për shtim të numrit të prokurorëve. Deri në vitin 2010 nuk ka pasë ndonji rast të nivelit të naltë të korrupcionit, ato kanë ardhë mbas vitit 2010 ku kanë qenë pjesë edhe ndërkombëtarët. Tash për herë të parë na jemi tue hetue raste të nivelit të naltë të korrupcionit”, ka thanë Lumezi.

Kryeprokurori ka thanë se janë hetue zyrtare të naltë, kryetar komunash, drejtor të bordeve, deputet e prokuror.

Këto komente, Lumezi i bani në mbledhjen e Këshillin Kombëtar Kundër Korrupcionit, të thirrun nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.